“Unaza e Re”, Kryemadhi: Projekti aferë shumë e madhe korruptive

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është e ftuara e kësaj të hëne në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, në Report Tv, ku po i përgjigjet pyetjeve që prekin jo vetëm aktualitetin politik, por edhe hapat e mëtejshëm të LSI-së në raport jo vetëm me reformat që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe me bashkëpunimin politik të forcës që ajo drejton në koalicionin opozitar.

Kryemadhi është pyetur nga moderatori Ilir Babaramo, nëse ka ndonjë mënyrë për të zhbllokuar reformën në drejtësi, apo çështjen e mandateve të opozitës, afatet e të cilëve janë drejt skadimit.

Po ashtu, Kryemadhi do të pyetet edhe lidhur me qëndrimin e LSI-së mbi punën e deritanishme të komisionit të reformës zgjedhore, apo si dhe për platformën e hedhur së fundmi nga Peja nga ana e kryeministrit shqiptar Edi Rama për një bashkim kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryemadhi tha se Projekti i Unazës së Re është në vlerën totale 100 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Opozita nuk është e angazhuar në protestë. Protesta është e banorëve. Ne mbështesim banorët. rezenca e deputetëve të LSI-së së Qarkut Tiranë është detyrë, sepse LSI-ja ka marrë vota në atë zonë”-deklaroi Kryemadhi.

Po ashtu ajo tha se projekti i “Unazë së Re”, është një aferë shumë e madhe korruptive.

“Projekti aferë shumë e madhe korruptive. Guxim shumë i madh nga ARRSH dhe kryeministri që të bëhet ky veprim kaq i rëndë. Kemi të bëjmë m buxhet të fryrë dhe mungesë transparence. Ky projekt është nisur që në qershor 2017. Përse nuk u njoftuan banorët? Qeveria ka detyrim moral t’i dëmshpërblejë”- u shpreh Kryemadhi.

Lidhur me aksionet e opozitës, kryetarja e LSI-së u shpreh se janë vettingu në politikë, vetingu i koncensioneve, dhe analiza e buxhetit.

“Opozita nuk do të nisë asnjë aksion politik që të abortojë para kohe. Opozita detyroi qeverinë që brenda një viti të ndryshojë ministrin e rendit. Ndryshimi erdhi për shkak të opozitës, dhe jo ndërgjegjësimit të Edi Ramës”- tha Kryemadhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?