Urdhri i Çakos, reagon PD. Çollaku: Në 4 vite Rama ia doli të rikthejë vizat

Urdhri i kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako për forcimin e masave dhe kushteve për lëvizjen e lirë e në zonën Shengen të qytetarëve shqiptarë, për Partinë Demokratike nuk është asgjë më shumë se sa rikthimi i regjimit të vizave në Shqipëri.

Deklarata vjen nga kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në selinë blu, Kreshnik Çollaku, i cili përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, shprehet se katër kriteret që janë vendosur nga qeveria shquiptare janë simetrikisht të njëjtat kërkesa për pajisje me vizë që u kërkohej qytetarëve shqiptarë nga viti ’90-të e mbrapa.

Teksa ironizon me këtë çështje, Çollaku shprehet se ky është bilanci i suksesit të qeverisë shqiptare me vendet e BE-së

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë i Kreshnik Çollakut

Swiss Digital Mobile Reklama

Rikthehen Vizat për shqiptarët.

Urdhri që ka nxjerrë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, është një rivendosje De Facto e regjimit të vizave.

Katër kriteret që janë vendosur janë simetrikisht të njëjtat kërkesa për pajisje me vizë që u kërkojej qytetarëve shqiptarë nga ‘90 e mbrapa.

Dallimi sot është se verifikimin e këtyre kritereve nuk e bëjnë me punonjësit konsullorë të ambasadave, por policia shqiptare.

Në katër vite qeverisje ky është bilanci i “suksesit” të qeverisë shqiptare me vendet e BE.

Por mileti këtu rri e vështron… bashkë me yjet!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?