FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Urdhri i ministres së PD/ Zëvendësohen 3 anëtarët e bordit në UT, zbulohen emrat e rinj

Në fund të detyrës së saj si ministre e Arsimit dhe Sporteve, Mirela Karabina e emëruar pas marrëveshjes Rama-Basha, ka nisur zëvendësimin e anëtarëve të Bordeve në universitete.
Pas zëvendësimeve tek Mjekësia, BalkanWeb zbulon emrat e anëtarëve të rinj të Bordit të Administrimit në Universitetin e Tiranës, që ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina i ka propozuar rektorit të Universitetit të Tiranës.

Në shkresën e saj, ministrja kërkon zëvendësimin e tre anëtarëve aktualë Arbian Mazniku, Erzen Tola dhe Arjan Xhelaj, të zgjedhur nga ish-ministra Lindita Nikolla.

Karabina kërkon që Mazniku të zëvendësohet nga Mirela Milori, Tola nga Rajmond Perolla, kurse Xhelaj të zëvendësohet nga Leonard Boduri.
urdhri

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?