FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Urdhri i Ramës, “lum” dorëheqjesh në drejtoritë e Hipotekave

Pas urdhrit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama, 35 drejtorët e Hipotekave kanë nisur të dorëzojnë dorëheqjet. Burime nga Drejtoria Qendrore e Hipotekave bëjnë të ditur se thuajse të gjithë i kanë paraqitur aktet e largimit vullnetar nga detyra.

Kryeministri u kërkoi publikisht të largohen nga postet, për shkak të performancës së dobët në përgjigjet për shqetësimet e qytetarëve, në regjistrimet e pasurive. Kreu i Qeverisë tha se zvarritja e punës ishte pasojë e mosnjohjes se ligjit, mungesës së arsimit apo për arsye korruptive.

Zyra e Hipotekave është një prej institucioneve më të kritikuar nga Kryeministri. Kritika ka pasur edhe ndaj Drejtorisë së Hetimit Tatimor, ku edhe aty kanë nisur dorëheqjet në radhët e drejtuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Financave konfirmoi dorëheqjen e 4 zyrtarëve të lartë të Tatimeve, atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Hetimit Tatimor dhe 3 Drejtorëve Rajonal të Hetimit, në Tiranë, Fier dhe Shkodër. /Tv Klan/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?