Vajza e Azem Hajdarit, nis rrugën që la i ati: Një ndjesi përgjegjësie
Lista e Partisë Demokratike, ka tronditur politikën. Si asnjëherë më parë, nga rikandidimi janë hequr deputetët “rebelë’, themelues e PD-së, që për vite me rradhë mbajtën mandatin e deputetit. Por lista nuk ka vetëm largime të ashtëquajtura si “Republika e Vjetër” por dhe emra të rinj, që pritet ti japin një dimesion të ri politikbërjes në vend.
Që nga kandidatura e Rudina Hajdarit, vajza e pishtarit të demokracisë, Azem Hajdari, e cila është e treta në listën e Tiranës, kryesuar nga Lulzim Basha, që po cilësohen si “Republika e re”.
Rudina nuk është e panjohur, pasi ajo ka punuar edhe më parë në administratën shtetërore si punonjëse në Ministrinë e Jashtme, në kohën kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha.
Rudina do la vinte Shqipërinë për të udhëtuar drejt SHBA-ve në vitin 2002, tre vjet pas vdekjes së të atit, ku jetoi për shumë vite, derisa në korrik të vitit që shkoi u martua me Muçjon Demirajn, me të cilin ka edhe një fëmije.
Atje u diplomua për shkenca politike në Universitetin e Fordham-it, për t’u kthyer në 2009-ën në Shqipëri. Në 2016-ën, Rudina nisi masterin për të drejtat e njeriut në Universitetin e Kolumbias, në New York.
Rudina Hajdari vendosi të kthehej në Shqipëri sepse do të japë kontributin e saj në modernizimin e politikës. Fakti që i ati ka qenë një prej figurave më të rëndësishme të demokracisë e vë përpara një përgjegjësie të madhe.
“E mbaj me shumë krenari që jam bija e tij, por edhe një ndjesi përgjegjësie, për të lënë qoftë edhe modestisht diçka në rrugën që nisi im atë”, u shpreh ajo në shkurt për “Mapo”.
KOHA JONË SONDAZH

