Vajza talente e Lindita Nikollës

Vajza e vetme e Lindita Nikollës është e punësuar në Bankën e shtetit pasi përfundoi studimet jashtë vendit. Ajo njihet si një talente në fushën e saj ku është shkolluar.

Sot, Livia Nikolla ka nisur punë si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë. Të dhënat janë publikuar nga raportet e pasurisë së ish-ministres Nikolla, ku Livia tashmë ka edhe pagën e saj prej 886.056 lekë.

Deklarata e pasurisë publikuar nga Open Data

Swiss Digital Desktop Reklama

Lindita Nikolla – Ministre e Arsimit
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet
Të ardhura neto nga paga si Ministër i Arsimit dhe Sportit, 1 559 561 lekë.
Të ardhura nga Bonuse / Të ardhura neto nga honorare, 90 000 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1) Bashkëshorti, Z. Ligor Nikolla të ardhura nga paga neto si Dekan, 1 224 744 lekë.
2) Bashkëshorti, të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin e Strugës, 4 428 euro.
3) Bashkëshorti, honorare si anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, 436 105 lekë.
4) Vajza, Znj. Livia Nikolla të ardhura nga paga neto si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, 886 056 lekë.
5) Vajza, të ardhura nga shpërblime, 147 676 lekë.

Punësimet nepotike në BSH

Pranë BSH-së punon dhe vajza e Jozefina Topalli, në departamentin e kërkimeve e cila është punësuar në kohën kur Guvernator ishte Fullani dhe vetë Topalli kryetare Kuvendi.

Edhe vajza e ish-ministrit të Financave Ridvan Bode, punon në departamentin e stabilitetit financiar në BSH.

Livia Nikolla është ndër me të mirë shqiptarë që kanë mbaruar jashtë shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?