Vaksina Sputnik V e pa certifikuar, por që po përdoret/EMA: Po e analizojmë

Agjencia Europiane e Barnave po analizon vaksinën ruse Sputnik V, për autorizim të mundshëm për përdorim në Bashkimin Europian, edhe pse shumë vende, përfshirë Shqipërinë po vaksinojnë popullatën me këtë vaksinë.

Drejtoresha Ekzekutive e EMA-s, Emer Cooke tha se agjencia po planifikon gjithashtu inspektime të komplekseve të prodhimit dhe klinikave në Rusi për t’u siguruar që prodhimi i vaksinës bëhet në kushte të përshtatshme.

Shumë ishin mosbesues, ndërsa Rusia filloi ta shpërndante atë në disa shtete europiane para se të vlerësohej nga agjencitë rregullatore, përfshirë EMA-n dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë. “Shpresojmë që ajo të jetë një vaksinë e vlefshme për t’iu shtuar të tjerave që janë në dispozicion për popullatën europiane”, tha Cooke.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?