Vangjel Tavo: Me rininë e Gjirokastrës fitorja është e sigurt

Deputeti dhe kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit të Gjirokastrës.

Në takimin e zhvilluar , Tavo ka prezantuar programin e LSI-së për punësimin dhe investimet. Tavo u shpreh se një theks i veçantë do t’i kushtohet punësimit të të rinjve, duke dhënë grante dhe kredi për ata që kanë nevojë për ndihmë në çeljen e bizneseve të vetëpunësimit.

Gjatë takimit, Tavo u shpreh se mijëra të rinjtë që janë pjesë e LSI-së në Gjirokastër, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj dhe në gjithw qarkun tregojnë diferencën që ka në ide dhe vizion LSI-ja nga forcat e tjera politike. “Këta të rinj janë garancia se fitorja e LSI-së dhe dalja forcë e parë është e sigurt”,- tha Tavo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?