Vasili: Aleancë me popullin? Rama po gjakos njerëzit e thjeshtë

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ka denoncuar kreun e qeverisë, Edi Rama për dhunën e ushtuar nga policia në protestën e opozitës.

Vasili ka postuar foton e një të riu të gjakosur nga forcat e policisë, teksa në krah të tij shihet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila po i ofron ndihmën e parë.

Në statusin e publikuar në facebook, Vasili thotë se deri dje Kryeministri deklaronte se do bënte aleancë me popullin, por që në realitet i tha policisë që të godiste protestuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ky është kryekrimineli në krye të qeverisë, që do të bënte Aleancë me popullin. Ky që i tha policisë: “Flakni uniformat dhe bëni vota për Partinë Socialiste” dhe që e ka denoncimin sa një mal në Prokurori të Përgjithshme”,-shkruan Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më fund, ai shtron pyetjen se nëse Kryeprokurorja e Përkohshme, me 69 votat e marra në kuvend do të hetojë gjëmat e qeverisë.

Postimi i plotë

Ja se ç’ bën dhuna e kryekriminelit në krye të qeverisë, gjakos njerëz të thjeshtë.

Ky është kryekrimineli në krye të qeverisë, që do të bënte Aleancë me popullin. Ky që i tha policisë: “Flakni uniformat dhe bëni vota për Partinë Socialiste” dhe që e ka denoncimin sa një mal në Prokurori të Përgjithshme.

Po për të gjitha këto gjëma të kryekriminelit të qeverisë, a do hetojë kjo prokuroria që u klonua me 69 vota?

(R.SH)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?