Vasili: Bindja jonë dhe objektivi ynë është vetëm një, LSI forcë e parë!
Kryetari i LSI, Petrit Vasili vijon turin e tij të takimeve që pas zgjedhjes në krye të ksaj force politike. Gjatë takimit në njësinë 9 Vasili tha se synimi i kësaj force politike është vetëm një, të dalë forcë e parë politike, pasi LSI realizon ato që premton.
‘Prandaj kjo është forca jonë, prandaj dhe bindja jonë, prandaj dhe objektivi ynë është vetëm një: LSI forcë e parë! Kjo rrugë pa kthim e jona, ky objektiv pa kthim i yni, ka startuar prej ditësh po tani kërkon sprintin final, shpejtësinë maksimale dhe deri në 25 qershor duhet të mos na zërë gjumi, duhet të flemë me merakun se si e ç’bëmë sot, ç’bëmë gjatë gjithë orës e si kontribuuam ditën e sotme e të nesërme deri më 25 qershor, që LSI të jetë forcë e parë.’-tha Vasili.
Vasili premtoi se me LSI forcë e parë do të punësohen 100 mijë të rinj duke vlerësuar turizmin si sektorin me potencial të lartë për vende të reja pune.
‘ LSI premton ato që realizon dhe ka një premtim shumë të madh dhe shumë të rëndësishëm: në katër vjetët që vijnë, nën drejtimin e LSI-së forcë e parë, 100.000 punësime për të rinjtë. 100.000, një numër që nuk është realizuar kurrë në Shqipëri. Vetëm turizmi ka një potencial të programuar nga ne për të realizuar 35.000 të rinj të punësuar. Bujqësia ka një potencial që realizohet brenda 4 vjetëve nga ne për 25.000 të punësuar. Infrastruktura ka një potencial plotësisht të arritshëm, për 25.000 dhe 15.000 të tjerë janë në sektorin shumë të rëndësishëm të shërbimeve, informatikës, shërbimeve juridike. Pra 100.000 vende pune për të rinj është një objektiv i qartë, i menduar mirë dhe që do të realizohet në drejtimin e LSI-së në katër vjetët që vijnë.‘-shtoi Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

