Vasili: Dekreti i Metës, përgjigja më e fortë kundër përçarjes kombëtare

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një shkrimi të gjatë në facebook, vendimin e Presidentit Ilir Meta për të anulluar zgjedhjet e 30 qershorit, e cilëson si përgjigje të fortë kundër përçarjes kombëtare. “Vënia e shqiptarëve kundër njëri-tjetrit në vend të bashkimit të tyre, loja propagandistike e rilindjes me gjoja dhunë imagjinare në vend të zgjidhjes politike, stigmatizimi provokativ e vulgar i një mase gjigande njerëzish që protestojnë për lirinë e votës e të konkurimit të ndershëm janë elementë të qartë të strategjisë së përçarjes kombëtare në emër të mbajtjes së pushtetit të kriminalizuar por edhe në emër të forcave më të errta antishqiptare brenda e jashtë vendit”.

Shkrimi i plotë i Petrit Vasili

Dekret pro atdheut dhe kunder monizmit dhe percarjes kombetare! Dekreti per shtyrjen e zgjedhjeve ishte refuzimi kushtetues dhe pa kthim i monizmit rilindas. Nje monizëm me krimin e organizuar ne themel te tij, monizem bazuar ne zhdukjen e zgjedhjeve konkuruese, te lira dhe te ndershme, monizem me nje infrastrukture imoraliteti qe zhbën gjithshka qe nje shoqeri demokratike ka ne themel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Monizmi rilindas ku thjesht votohet por nuk ka zgjedhje,ku batutat vulgare zevendesojne programet dhe llogaridhenien, ku ligji eshte ne favor te rilindjes dhe kunder qytetareve,ku skandali qindra milione euro eshte shume me i parendesishem se sa mur shtepie i riparuar pa leje e gjithe kjo eshte ndaluar ne saje te dekretit patriotik te presidentit. Dekreti ishte pergjigja me e forte kunder percarjes kombetare. Nga njera ane eshte nje popull i tere qe refuzon rrepte monizmin ndersa nga ana tjeter eshte nje grusht njerezish qe kane zaptuar zyrat e qeverise ne emer te nje pakice qe kerkon te gjalloje dhee vegjetoje duke ushqyer percarjen kombetare. Percarja kombetare eshte realisht i vetmi projekt i Edi Rames.

Swiss Digital Mobile Reklama

Venia e shqiptareve kunder njerit tjetrit ne vend te bashkimit te tyre, loja propagandistike e rilindjes me gjoja dhune imagjinare ne vend te zgjidhjes politike, stigmatizimi provokativ e vulgar i nje mase gjigande njerezish, qe protestojne per lirine e votes e te konkurimit te ndershem jane elemente te qarte te strategjise se percarjes kombetare ne emer te mbajtjes se pushtetit te kriminalizuar por edhe ne emer te forcave me te errta antishqiptare brenda e jashte vendit. Shqiptaret jane te bashkuar,jane dhe do te jene perjetesisht te papajtueshem me pushtetin grabitqar dhe vjedhes te parave publike,me pushtetin qe ju imponon kriminelet si drejtues te shtetit.

Kryeministri dhe qeverisja e rilindjes me projektin e percarjes kombetare te cilin synoi ta eksportonte edhe ne Kosove ka demtuar si askush ne keto 100 vitet e fundit Shqiperine. Dekreti ishte pikerisht asgjesimi i projektit te monizmit dhe percarjes kombetare rilindase. Ishte dhe do te mbetet shume gjate ne memorje si Dekreti me patriotik dhe pro atdhe i firmosur ndonje here.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?