Vasili: Ditë e trishtë për qytetarët e Tiranës

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar ditën e sotme, pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, për policen e plagosur Ina Nuku.

Deklaratën e Veliaj se asnjë burrë nuk do të martohet me një vajzë pa gishta, Vasili e ka cilësuar si të neveritshme.

Postimi i Petrit Vasilit

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjalë të neveritshme për gruan, nga një kryebashkiak i ligë e i pagdhendur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Histeria për të mbajtur një karrige po e bën gjithnjë e më të neveritshëm Kryebashkiakun e Tiranës.

Po ky kryebashkiak në mes të sheshit, me një sjellje të pagdhendur dhe pikërisht një ditë pas ditës botërore kundra dhunës ndaj grave, duke marrë shkas nga ngjarja me policen Ina, tha me plot gojën sa më poshtë:

“JEMI TE GJITHE BURRA, I SHKOJNE SYTE TE MARTOHET NJE BURRE ME NJE VAJZE PA GISHTA ?”, u shpreh Veliaj.

Viktimë e histerisë për pushtet dhe e ndonjë këshilltari idiot, ky kryebashkiak mendon se do të krijojë keqardhje duke përdorur policen e dëmtuar dhe kështu do demonizojë banorët e Unazës së Re.

Në këtë mënyrë ai u rrëfen të gjithëve, dhe këtu është i sinqertë, që gruaja apo femra është për të, një tërheqje fizike, një qënie anatomike, një mall njerëzor, të cilit i duhet bërë inventari, dhe në pastë diçka mangut, ajo femër nuk do ta ketë kurrë dashurinë njerëzore dhe do të jetë e përjashtuar nga jeta.

Këtij kryebashkiaku mijërat e familjeve dhe martesave të personave me handikap i duken anormalitet, që nuk meriton respekt, apo qindra mijërave të tjerëve, që për dhjetëra arsye traumatike apo shëndetësore pësojnë modifikime të pjeshme të trupit të tyre.

Dite turpi për Tiranën në krye të Bashkisë së saj, ka dhunuesin më të keq të grave, më të ligë se dhunuesit vetë, pasi me fjalën e tij dhunoi njëherazi mijëra e mijëra gra dhe familje.
Sot është një ditë e keqe sepse Tirana, që duhet të printe me evolucionin shoqëror të saj gjithë vendin, ka sot një kryebashkiak të pagdhendur e të ligë, që për karrigen dhe milionat e eurove demostroi një sjellje të zezë dhe pa alibi.

Ditë e trishtë për qytetarët e Tiranës.
Ditë e trishtë edhe për Shoqërinë Civile shqiptare, e cila ka zgjedhur të flasë shumë edhe me pathos të zjarrtë bile, por vetëm një ditë në vit për gratë.

Shoqeria civile shmanget të përballet me dhunuesit e vërtetë shtetërorë, që janë aty përpara syve tanë, arrogantë, shpirtkëqinj,cinike, pushtetplotë e parashumë. Të gjithë jemi në provë në përballjen ndaj kësaj dhune ndaj grave së pari si qytetarë dhe së dyti si familjarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?