Vasili: Falënderojmë Ambasadën e SHBA për korrigjimin e njoftimit të raportit të DASH

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për njoftimin e Ambasadës së SHBA në Facebook, ku saktësohet se raporti i Departamentit të Shtetit për vendet ku sugjerohet investimi, për Shqipërinë do të publikohej disa ditë më vonë.

Duke falënderuar ambasadën e SHBA për këtë njoftimin, Vasili shton se në variantin fillestar të njoftimit, më datën 23 korrik Shqipëria nuk figuronte në listën e vendeve të përfshira në dokument.

Deklarata e Petrit Vasilit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne të gjithë i lexojmë me shumë shumë vëmendje raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, pasi janë udhërrëfyes shumë të rëndësishëm për politiken mbarëbotërore por veçanërisht të pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj vlerësojmë korrigjimin, qe ambasada amerikane ne Tirane i beri sot, pak orë më parë, njoftimit të bërë prej saj të dy ditëve më parë në 23 korrik, ku ajo njoftonte se në raportin për 170 vende për klimen e biznesit përfshihej edhe Shqipëria, kur në fakt Shqipëria as nuk ishte dhe as nuk është e përfshirë”,- shkruan Vasili.

Vasili ka publikuar dhe foton e njoftimit të edituar të ambasadës së SHBA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?