Vasili flet për një cunam financiar: Më keq se ’97, Rama vri frikën, fol
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka paralajmëruar për një tërmet finaciar, ku sipas tij, 2 miliardë euro rrezikon Shqipëria dhe shqiptarët për ti paguar. Vasili akuzon Kryeministrin për heshjten ndaj këtij ”cunami” ekonomik që mund të kanos vendin.
Në një reagim në rrjetin social facebook, kreu i deputetëve të LSI-së shton se:”Kryeministri fajtor hesht. Ky gjitholog i palodhur, që flet për gjithçka dhe për asgjë hesht. Ky përgjegjës për këtë situatë katastrofike hesht. Ky mosreagues për zgjidhjen e situatës, megjithëse është paralajmëruar zyrtarisht hesht”,-shkruan Vasili.
Më fund, Vasili këshillon Ramën që të flasë për 2 miliard eurot, duke i thënë që të vrasë frikën.
Statusi i plotë i Petrit Vasilit:
“Kryeministër, vrite frikën dhe fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër 97′. Shqiperia rrezikon te paguaje rreth 2 miliard euro per prishjen e disa kontratave. Kjo shume parash eshte nje termet financiar per ekonomine e vendit dhe per cdo shqiptar. Eshte e barabarte me pasojat qe shqiptaret provuan deri ne palce me renien e piramidave financiare ne 1997.
Kryeministri fajtor hesht. Ky gjitholog i palodhur, qe flet per gjithçka dhe per asgje hesht. Ky pergjegjes per kete situate katastrofike hesht. Ky mosreagues per zgjidhjen e situates, megjithëse eshte paralajmeruar zyrtarisht hesht.
Apo mendon ky se sikurse me drogen, qe pasi ky permbyti vendin i futi nje leter europes dhe lau duart, po keshtu do te beje edhe me keto miliarda qe rrezikon te paguaje Shqiperia dhe shqiptaret e varfer. Mjaft u trembe, vri friken kryeminister dhe fol per 2 miliardet, pastaj fol per brekushet yamamoto, pikturat, bienalet e artit dhe mijëra vanitetete te nje mendjehumburi”.
KOHA JONË SONDAZH

