Vasili: Hapi digën dhe përmbyti Tiranën, në pushtet një i marrë mashtrues
Përmes një postimi në facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i nxitur nga reagimi i gazetarit Ylli Rakipi për digën e Liqenit Artificial të Tiranës, thotë se sot e vërteta doli në shesh.
Sipas Vasilit, pas deklaratës së Rakipit e vërteta doli më në fund në shesh. ”Ky legen kryeminister qan e lan rrugëve si llaxore, se gjoja gënjejnë mediat kundra tij prandaj gjoja edhe i shan, edhe i quan kazan”, shkruan Vasili.
Më tej Vasili thotë se: ”Qytetarët e Tiranës janë dy herë të ofenduar dhe të zemëruar, sepse edhe gjaku e djersa ju përmbyt atëherë por edhe ky gënjeshtar edhe i mashtroi e i talli poshtërsisht”.
Diga e liqenit artificial të Tiranës, u hap para 16 vitesh, ku kryeqyteti përjetoi përmbytjen më të madhe dhe në atë kohë, kreu i Bashkisë së Tiranës, ishte pikërisht Edi Rama.
Postimi i plotë
Na paska gënjyer për Digën, ç’legen kryeministër!
Asnjë nuk e ka harruar dhe as do të harrojë se më çfarë gjëmë u përball Tirana nga hapja e Digës së Liqenit Artificial. Të tillë dramë Tirana, s’kishte parë kurrë. Shkaktari i vetëm ishte Bashkia, që drejtonte atëherë ky shkollëpaku, që është sot kryeministër dhe lukunia e idiotëve dhe idiotëve, që e rrethonin dhe e rrethojnë edhe sot e kësaj dite.
E vërteta doli më në fund në shesh. Faleminderit Ylli Rakipi që e bërë këtë të vërtetë të rëndë dhe të pakundërshtueshme pronë të të gjithë shqiptarëve. Ky legen kryeministër qan e lan rrugëve si llaxore, se gjoja gënjejnë mediat kundra tij prandaj gjoja edhe i shan, edhe i quan kazan.
Edhe kush i shan mediat…… ky llumi. Ja e vërteta e Digës së Liqenit, që ky mashtrues ja fshehu qytetarëve të Tiranës për 20 vjet doli në shesh. Pas kësaj të vërtetë qytetaret e Tiranes jane dy here te ofenduar dhe te zemeruar, sepse edhe gjaku e djersa ju permbyt atehere, por edhe ky genjeshtar edhe i mashtroi e i talli poshtersisht.
Eshte ky mashtruesi me i madh dhe pa te dyte qe ka pare ky vend. Pas kesaj nuk besoj se gjendet më ne Shqiperi ndonje i marrë qe ta besoje akoma kete genjeshtar ordiner qofte edhe per nje fjale te vetme.
KOHA JONË SONDAZH

