Vasili: Informojeni Ramën që tatimet dhe doganat i ka pasur PS
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për deklaratat e Edi Ramës gjatë takimit me biznesmenët kryesorë në Shqipëri. Duke u ndalur në kritikat për takimet dhe doganat, Vasili shprehet se dikush duhet t’ja kujtojë Edi Ramës se i ka pasur PS takimet dhe doganat.
Deklarata e Petrit Vasilit:
“Kryeministri-barcaletë u flet inspektorëve për veshjen…
Ky shkollëpakti paska hallin e veshjes së inspektorëve. Humor që të gajas…
Ky për vete bën lajm kur vete nëpër bote i veshur si damlla dhe për këtë është bërë njeriu-barcaletë botërore, po për të kjo është normale, bile është edhe qejf i madh, megjithëse Shqipërisë i nxihet faqja për shkak të këtij.
- Këtë standard karagjozësh dhe shteti karagjoz ka vendosur pa kthim po vetë ky njeriu-barcaletë, ndaj çfarë u kërkon të tjerëve?
- Sa për përgjegjësinë për biznesin e ka të gjithën po ai, pasi po vetë e ka pasur timonin dhe tepsinë e tatimeve, doganave e gjithçka dhe po ai, duke i përdorur ato, dhunoi bizneset dhe u shkatërroi besimin e tyre.
Lajmërojeni shkollëpakun që i ka pasur vetë tatimet, doganat etj. Pasi ky s’di gjë dhe bëhet qesharak në llafazanërinë e tij ambulante”.
KOHA JONË SONDAZH

