Vasili ironizon Ramën: Ç’dizastër kjo diarreja logjike për Vetting-un

Menjëherë pas përfundimit të seancës së fundit plenare, Kryeministri Edi Rama tha se Vetting-u po vepron në pavarësi të plotë. Por Petrit Vasili pyet se: ”Ç’dizastër kjo diarreja logjike e kryeministrit për Vetting-un”. Në një postim në facebook, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, thotë se Kryeministrit nuk i ndalon diarreja logjike kur flet për Vetting-un dhe drejtësinë.

Postimi i plotë

Ç’dizastër kjo diarreja logjike e kryeministrit për Vetting-un. Kryeministrit nuk i ndalon diarreja logjike kur flet për veTting-un dhe drejtësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky që flet për ndërkombëtarët që ruajnë Vetting-un. Ç’farë humori idiot. Ky ata kandidatë që ndërkombëtarët ja refuzuan se ishin nje turp dhe pa integritet, ky i futi në KLGJ dhe KLP.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po tani pse i filloi vërtet gjithë kjo diarre??
Ç’hall i madh ja shpërtheu?
Ç’mik i zemrës ju prek?
Ç’interes ju cenua kaq shumë?
Ç’e palare trembet se i del sheshit?

Mbahu kryeminister, mblidhu dhe mos u lësho kaq fort nëpër diarre budallëku, se si çdo sëmundje edhe diarreja t’i shkurton ditët, këmbët dhe…..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?