Vasili: Jemi në kushtet e një grushti shteti. Qytetarët s’do të lejojnë regjimin Rama

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të kryejë një grusht shteti kundër institucioneve të Republikës së Shqipërisë.

Vasili tha se arrestimet e protestuesve në Librazhd nga policia janë dëshmi e një pushteti kriminal që po instalohet në vend.

Deklarata e plotë për mediat e Nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili

Swiss Digital Desktop Reklama

Rendi kushtues dhe ligji po sulmohen në mënyrë kriminale nga Rilindja dhe Edi Rama, të cilët kanë ndërmarrë një puç të vërtetë kushtetues me pasoja shumë të rënda për vendin, por me pasoja akoma dhe më të rënda për ata vetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria e Edi Ramës është shndërruar në një regjim represiv e kriminal në agoni, i cili përpiqet të sulmojë me çdo mjet të paligjshëm nëpërmjet pushtetit opozitën dhe qytetarët duke u dhunuar të gjitha liritë dhe të drejtat më themelore të tyre, të drejta këto që janë të patjetërsueshme dhe të garantuara nga Kushtetuta e sistemit pluralist shqiptar.

Pushteti i kriminalizuar i Edi Rama dhe prokuroria e kapur prej tij arreston protestuesit, përfaqësuesit e opozitës dhe qytetarë të thjeshtë që nuk pajtohen me pushtetin e kriminalizuar të tij, ndërkohë që hajdutët e qeverisë që grabitën qindra milionë te Unaza e Re, me konçesione pafund, me rrugën Milot-Balldren, Orikum-Dukat, etj., janë të lirë dhe të ulur në zyrat e shtetit.

Edi Rama, ka vetëm një objektiv. Instalimin e regjimit kriminal, asgjesimin e pluralizmit në Shqipëri, rivendosjen e monizmit, ndarjen e përçarjen e shqiptarëve që është dhe objektivi më i zi i tij.

Shqipëria po izolohet në mënyrë kritike dhe integrimi europian i saj është në udhëkryqin më të rrezikshëm me pasoja për sot dhe shumë vite që do vijnë.

Është bërë e qartë nga të gjithë miqtë e Shqipërisë, vëndet anëtare të Bashkimit Europian, që pengesa kryesore dhe e pakapërcyeshme për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian është kriminalizimi i qeverisjes duke mos luftuar aspak krimin e organizuar si dhe korrupsioni i shfrenuar i instaluar në çdo qelizë të qeverisjes së Rilindjes të kryesuar nga Edi Rama.

Është e qartë që Shqipëria po vuan pasoja shumë të rënda politike, sociale, dhe izolimin nga Europa, deri në rrezikimin e liberalizimit të vizave, vetëm për shkak të një njeriu të vetëm, që inkriminimin e tij shumë të thellë dhe fundin e tij të pashpresë kërkon t’ua lërë mbi kurriz shqiptarëve.

Të gjithë qytetarët shqiptarë janë e do të jenë të gjithë në këmbë sëbashku me opozitën për të mos lejuar dhe për të shëmbur përdhe puçin kushtetues dhe pushtetin e kriminelëve në emër të triumfit të rendit kushtetues, lirive themelore siç është e drejta për të zgjedhur duke mos lejuar kurrë që Shqipëria të kthehet mbrapsht në periudhën e errët para viteve 90 ku Shqiptarët vetëm votonin dhe nuk zgjidhnin, ku Shqiptarët ishin të izoluar nga e gjithë bota, dhe ku Shqiptarët jetonin në një skamje ekonomike të pashembullt.

Shqiptarët do të jenë të papajtueshëm me monizmin dhe me puçin kushtetues dhe nuk do të bëjnë asnjë hap pas deri në fitoren e rendit kushtetues, shtetit të së drejtës, të cilat nxjerrin Shqipërinë nga izolimi dhe i hapin rrugën drejt të ardhmes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?