FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili, këshillë Rilindjes: Mos paguani më për deklarata të deputetëve të huaj

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shprehet se deklaratat sporadike që vijnë nga ndonjë deputet i huaj në mbështetje të zgjedhjeve pa opozitë, janë pasojë e lobimit të Rilindjes.
Në një postim në Facebook ai shprehet se është më mirë që këto para, Rilindja t’i japë për të varfrit. Gjithashtu, Vasili paralajmëron dhe deklarata të rënda që do t’u vënë vulën zhvillimeve politike në Shqipëri.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
“U grinë duke dhënë lekë këta te rilindjes për të blerë ndonjë deklaratë ambulante te ndonje deputeti te huaj lart e poshte per zgjedhjet e vdekura te 30 qershorit. Gjynah qe i çojne dem gjithe ato leke, se rrugen e gjerave nuk e ndryshojne dot.
Me mire te ndihmonin ndonje te varfer se sa genjejne kot veten, se asnje shqiptar nuk genjehet fare. Sa per deklaratat… ato te rendat, që edhe ju vene vulen gjerave te presin fare fare pak dhe do t’i degjojnë….”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?