Vasili kritika Ramës: Rrugët janë kthyer në kaos
Pas deklaratës së kryeministrir Rama mbi riparimet që po kryhen në autostradën Tiranë-Durrës ka reagur kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Vasili shkruan se qytetarët që shkojnë drejt Durrësit torturohen në rrugë, pasi nuk është marrë asnjë masë lehtësuese ndërkohë që kryhen punime.
“Qytetaret qe shkojne drejt Durresit torturohen ne rruge, na rrofte bashkeqeverisja me qytetaret.
Qytetaret qe shkojne drejt Durresit po torturohen me ore te tera ne rruge.
Prova e nje ç’organizimi te tmerrshem te qeverise eshte pikerisht kjo torture e mijra qytetareve, qe duhet te durojne te nxehtit e jashtezakonshem, te humbasin kohe pa fund, te shpenzojne karburantin lume sepse qeveria çmendet dhe riparon rruget ne momentin me te gabuar.”
Ai shton se rruga drejt Durrësit është një kaos dhe në gjendje të mjerueshme duk akuzuar qeverinë si të paaftë dhe skleroze.
“Asnje mase lehtesuese nuk eshte marre, edhe rruga tjeter drejt Durresit e njohur si rruga e Kavajes eshte ne gjendje te mjerueshme si rruget pas luftes, rruget dytesore jane te fragmentuara e pa vazhdimesi, mjetet e renda qarkullojne ne mes te dites, policia s’ben asgje. Gjithçka eshte ne dore te zotit, qeveria nuk ekziston.
Nje kaos i pashembullt, qe bie ne menyre te pameshirshme mbi kurrizin e qytetareve vetem per shkak te nje qeverie te PAAFTE e TE SKLEROZUAR dhe qe i perçmon qytetaret.
Tani presim Shkollepakun te na jape sqarimet e tij edhe si inxhinier rrugesh i njohur qe eshte”, përfundon Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

