FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Marrëveshja Rama-Basha është e pabesë

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në emisionin “Të Paekspozuarit” deklaron se detajet e marrëveshjes Rama-Basha i ka mësuar nga mediat. Vasili deklaroi gjithashtu, se marrëveshja ka privuar partitë për të bërë koalicion dhe kjo është anti-kushtetuese.

Është një privim anti-kushtetues privimi që i ndalon partitë për të mos garuar në koalicion. Kjo marrëveshje ka shumë detaje që duhet të ketë sqarime të mëtejshme, pra duhet shpjeguar pasi ka shumë momente”,- tha Vasili.

Kryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi se marrëveshja Rama-Basha nuk është sipas paketës “McAllister” por me ndryshime të mëdha. Ai shtoi se marrëveshja është e pabesë në drejtim të partive të vogla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
“Është veprim i pabesë kjo marrëveshje e arritur mes PS dhe PD. Ti i ke mbajtur si qen tre muaj në çadër dhe i thua tani hajde” – shpërtheu Vasili në studion e Ylli Rakipit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?