Vasili: Me Ramën jemi shtet i drogës, me një si Salvini do ishim në BE
Kreu i deputetëve të LSI-së në kuvend, Petrit Vasili, ka renditur arsyet pse Shqipëria sot është një shtet i drogës. Në një postim në facebook, ai shkruan se nëse Shqipëria do të kishte për Kryemnistër Metteo Salvinin, ministër i Brendshëm në Itali, vendi do të ishte si BE-ja.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Pse është Shqipëria sot drogështet?
Përgjigjia është më e lehta në botë. Kemi Ramën kryeminister, dhe jo Salvinin.
Sepse Rama ndërton autostrada për drogën dhe asnjë kilometer rrugë për shqiptarët.
Sepse Rama me votën e tij mbron trafikantët e mafiozët e qeverisë, që të mos arrestohen.
Sepse Rama vegjeton në pushtet me votat që trafikante e kriiminelë blejnë për të.
Sepse Rama shkatërron ekonominë e shqiptarëve që mafiozë e trafikantë të pastrojnë paratë në të.
Sepse Rama shkatërron drejtësinë që mafiozë e trafikantë të mos dënohen nga ajo.
Sepse Rama ndërton e beson çdo ditë te Drogështeti dhe jo te Shteti i së Drejtës.
Ndërsa Salvini është në vijën e parë të luftës kundër të gjitha llojeve të mafieve, Rama ka për menu të pushtetit vetëm Mafiet e çdo lloji. Eh sikur të ishte Salvini kryeministër, dhe jo Rama……Nga Drogështet do të ishim tamam BEshtet.
KOHA JONË SONDAZH

