Vasili: Ministrat e LSI janë përgjuar nga Rama gjatë bashkëqeverisjes
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, konfirmon deklaratat e Kryemadhit se Ministrat e LSI janë përgjuar nga Rama gjatë kohës së bashkëqeverisjes. Në Ora News, ai tha se pa pasur përgjime në të gjitha nivelet.
Vasili: Ka pasur përgjime të Ministrave por për fat të keq nuk ka pasur një sistem shtetëror efikas që ta pengonte dhe dënonte duke e vështruar. Sepse i gjithë enturazhi shtetëror përqark Kryeministrit punonte dhe jetonte që të kishte përgjime dhe të prodhonte lajme sa të jetë e mundur kundër LSI. Jemi vënë në dijeni në rrugë konfidenciale që nuk kam ndërmend ti bëj publike.Përgjimet kanë qenë të paligjshme. Që të ushtrosh një përgjim duhet të kesh nëj autorizim në gjykatat shqiptare.
Tare: Edhe kur ishit ministër drejtësie?
Vasili: Ka ndodhur në mënyrë të vazhdueshme. Nuk ka lidhje me qënin tonë në poste shtetërore apo jo, deputetë, Ministra, drejtues të gjitha niveleve të LSI. Ka qenë kaq e rëndomtë dhe e përhapur sa nuk përbënte më lajm mes njerëzve tanë.
Tare: Jeni ende?
Vasili: Mendoj ta mbyllim këtu. Përgjoheshim kur ishim bashkë me ta në qeveri, tani…. Është punë e tyre, pyetini ata që përgjojnë, unë nuk përgjoj. LSI nuk ka qenë parti e vrimave të çelësit, në shesh të betejës ka qenë. Sheshet e para të betejës i kemi ndarë me sapolindjen e Ora News.
Vasili tha se LSI do të ketë një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin.
Vasili: LSI do të ketë një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin, sipas situatave do të karakterizohet nga qëndrimi i fortë, marrja distancë nga parlamenti, diskutimi intensiv, përdorimi i gjithë instrumentave. Një marrëdhënie e kushtëzuar dhe shumë e rreptë në mënyrë që parlamenti të vijë në standartet demokratike, po bën të pamundur që të kthehet në parlament të rilindjes.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së tha se opozita do të ketë protesta të vazhdueshme.
Vasili: Protesta e opozitës as nuk filloi dhe as nuk mbaroi aty. Vendosja ballas me qeverinë ka filluar që në shtator në parlament. 27 janari ishte një nga mijëra kulmimet që presim të kemi përpara.
KOHA JONË SONDAZH

