Vasili: Mirë Kryeministri, po ambasadorët pse dalin kundër Venecias?

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili deklaron e kundër procedurës së njëanshme për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm është dhe Komisioni i Venecias. Në një reagim në Facebook, Vasili citon rekomandimet e Venecias ku thuhet se “Përfshirja e KLP-së në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të Prokurorit të Përgjithshëm”.

Ai thekson se qëndrimi i kryeministrit është i kuptueshëm nga frika që ka nga drejtësia, po ambasadorët përse dalin kundër Venecias.

Deklarata e Petrit Vasilit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryeministri shkel mbi Komisionin e Venecias, po ambasadorët ç’hall kanë që e pranojnë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri qe 1 vit me pare ne cdo 5 fjale thoshte 6 here komisionin e Venecias e hedh poshte dhe e shkel gjithçka.

Komisionin e Venecias e thoshin pafundësisht edhe ambasadoret.

Komisionin Venecias e thoshte edhe Euralius.

Sot kryeministri i drogës e shkel komisionin e Venecias ditën për diell qe te rrëmbejë prokurorin dhe te mbuloje inkriminimin.

Pse e pranojne ambasadoret,po Euraliusi? Mire kryeministri po këta te fundit ç’hall kane?

Per tua freskuar memorjen ketyre te fundit ja ç”thoshte Komisioni Venecias për prokurorin e pergjithshem:

“Është e dëshirueshme që këto emërime të rëndësishme të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe pa kompromentuar cilësitë e kandidatit të suksesshëm”.

“Përfshirja e KLP-së në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të Prokurorit të Përgjithshëm””.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?