FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Mos e shihni Ramën si nacionalist është vetëm një pazarxhi

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama sot në Kosovë. Vasili shprehet se ata që shohin Edi Ramën si nacionalist gabohen. Vasili thotë se Rama është vetëm një pazarxhi.

“Pazarxhi dhe kaq. Thonë disa qe kryeministri po ben si nacionalist,ca te tjere thone po ben si serbomadh,ca tjere akoma se eshte i gatshem te ndahet Kosova copa copa ,ca edhe me tjere sikur ju hapen brinjet per Kosoven.

Jo mor jo s’është asnjëra. Është vetëm pazarxhi dhe ben pazarin e radhes. Menuja e pazarit ne se është sorrosiste apo eshte nga lindja e erret s’ka asnje rendesi. Eshte thjesht pazarxhi…..uh se harrova….dhe gjithmonë është antishqiptar”,- shprehet Vasili në një reagim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?