FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili ndaj Ramës: Pse nuk e shkarkon veten

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së kreut të qeverisë, për shkarkimin nga detyra të të gjithë drejorëve të hipotekave dhe spitaleve. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Vasili shkruan se në 4 vjet Rama me vendimet e tij e çoi shëndetësinë 270 vjet pas. Ndërsa thekson se fajtori i vetëm i katandisje së shëndetësisë në këtë gjendje, kanë vetëm një përgjegjës dhe ai është kryeministri Rama.

Ja postimi i Vasilit:

Kryeministri i paditur e çoi 270 vjet pas shëndetësinë sepse:

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Shpartalloi financimin e shëndetësisë me koncesionet.

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Centralizoi në Ministrinë e Shëndetësisë të gjithë tenderat.

3. Centralizoi çdo emërim në Ministrinë e Shëndetësisë.

4. Dështoi totalisht me “shëndetësinë falas”.

Shkatërroi çdo element të autonomisë spitalore me ndërgjegje të plotë.

Tani fajin ia paskan drejtorët, që i zhveshi nga çdo kompetencë.

Jo! Fajtori i vetëm është kryeministri, i cili rrënoi shendetësinë me anti-strategjinë “të shkatërrojmë gjithçka në emër të shëndetësisë falas”, megjithëse në shëndetësi e pati timonin vetë, që nga dita e parë. Po ky kryeministër, pse nuk e shkarkon veten?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?