Vasili: Ndalimi i partive që të bëjnë koalicione është antikushtetues

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në emisionin “Të Paekspozuarit” dekaron se detajet e marrëveshjes Rama-Basha i ka mësuar nga mediat. Vasili deklaroi gjithashtu, se marrëveshja ka privuar partitë për të bërë koalicion dhe kjo është anti-kushtetuese.
 
Ylli Rakipi: Duket që kjo marrëveshje ka qenë që herët, gjithçka që keni ndjekur ka qenë një teatër sesa për problemet e njerëzëve që jetojnë në këtë vend.
Vasili: Ishte një qëndrim normal, pasi ne e kemi pasur një linjë që kemi kërkuar një marrëveshje. Është realizuar një qeveri teknike dhe unë nga media e kam mësuar si ju.
Baze: Mendoj që është një marrëveshje e prodhuar nga konjukturat politike, është një marrëveshje e bërë nën presionion ndërkombëtar. Presioni që është shtuar mbi Edi Ramën është presioni i humbjes së drejtimit të tij mbi kulicionin, me LSI; apo PDIU. Mendoj që janë vendime të minutës së fundit, që Rama bëri paqe me Lul Bashën.
Bejtja: Mirëmbrëma Republikës së vjetër, sepse pavarësisht nga kjo që ndodhi sot, parulla “Rama Ik” u zëvendësua nga paketa “Rama hajde”.  PD, synonte ti shtynte zgjedhjet në shtator jo me një javë. PD kërkoi të përmirësonte standartet zgjedhore, por me këtë marrëveshje për një javë shtesë a mund të ndodhi kjo ..Kjo është një ndarje pushteti, pasi nuk rregullon dot standartet zgjedhore dhe mendoj që pjesa qytetare që pretendonte për një Republike të Re, ne sot jemi te Republika e Vjetër, si ajo e 2008.
Petrit Vasili: Ështrë një privim anti-kushtuetues privimi që i ndalon partitë për të mos garuar në koalicion. Kjo marrëveshje ka shumë detaje që duhet të ketë sqarime të mëtejshme, pra duhet shpjeguar pasi ka shumë momente.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?