Vasili: Pasi parazitoi për 4 vite, tani u kujtua kryeministri shkollëpak për Akademinë

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili vijon debatin e tij në distancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me atë çfarë ndodhi një ditë më parë nmë Akademinë e Shkencave, ku kreu i qeverisë paralajmëroi heqjen e fondit vjetor nga buxheti shtetit dhe konfiskimin e godinës aktuale të Akademisë, deklarata këto që u përforcuan sot edhe nga ministrja e ri-emëruar në arsim Lindita Nikolla.

Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili shprehet se pasi paraziti për 4 vite që ishte në qeveri, Rama tani u kujtua për Akademinë e Shkencave.

Reagimi i plotë i Vasilit

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri parazitoi katër vjet, tani u kujtua për Akademinë e Shkencave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri i ri nuk po lodhet së diskredituari kryeministrin e vjetër të zgjedhur në 2013-n. Kryeministri i vjetër, si turist i thekur që ishte, nuk pati asnjë minutë kohë për të humbur me reformimin e Akademisë së Shkencave. S’pati asnjë minutë kohë as të lexonte çfarë sugjeroi komisioni i ngritur prej tij në 2013-n, për reformimin e akademisë.

Katër vjet vegjetoi kryeministri i vjetër dhe tani u ngrit ky kryeministri i ri dhe po i tregon vendin atij shkollëpaktit, që e la reformimin e akademisë në mes të udhës. Kryeministri u kujtua vetëm ditën e zgjedhjeve dhe e kërcënoi me rrethim, me nxjerrje nga godina dhe me heqje të parave.

Çdo shfajësim për këtë parazitizëm shtetëror kryeministror katërvjeçar është turp, vizion që urren shkencën dhe inkuizicion obskurantist mesjetar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?