Vasili: Pavarësia është në rrezik, Rama po e shet atë dhe kufijtë
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shkruan sot se Pavarësia e vendit është në rrezik.
Për këtë akuzon kreun e Qeverisë, Edi Rama, për të cilin thotë se “po ua shet përditë pavarësinë interesave më të errta financare, që shohin nga lindja, andej nga ku shqiptarët nuk e kanë parë kurrë të ardhmen e tyre. Pavarësia është e rrezikuar sot si kurrë më parë”.
Postimi i Vasilit
Pavarësia në rrezik !!!
Në 29 nëntor pavarësia dhe kufijtë u mbrojtën me gjak.
Ndërsa kryeministri sot ua shet përditë pavarësinë interesave më të errta financare, që shohin nga lindja, andej nga ku shqiptarët nuk e kanë parë kurrë të ardhmen e tyre.
Pavarësia është e rrezikuar sot si kurrë më parë.
Shqipëria në 29 nentor të 1944 i kishte pavarësinë dhe kufijtë të gdhendur në shkëmb falë idealistëve, që i mbrojtën, ndërsa sot i kemi prej rëre, që po shkërmoqet orë e çast nga interesat e zymta dhe paratë e pista.
Duhen mbrojtur sot nesër do të jetë shumë vonë.
KOHA JONË SONDAZH

