FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Për shëndetësinë Rama flet si kryebojaxhi

Placeholder Image

Në një status në facebook, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se për Shëndetësinë, kreu i qeverisë flet si kryebojaxhi. Duke marrë shkas nga situata në Elbasan, Vasili shton se që prej 2010 në këtë spital nuk është bërë asnjë investim. ”Shqipëria ka nevojë për kryeministër dhe jo për kryebojaxhi e kryetuaf, sepse shëndetësi do thotë të kurosh e shërosh, e jo të tallesh e të këndosh si ç’bën ky”,-shton Vasili.

Postimi i plotë

Kur flet për shëndetësinë ky është kryebojaxhi dhe jo kryeministër. Elbasani ka ndërtuar një spital të ri kirurgjikal vetëm në 2010 dhe me skaner në ato kohëra u bë, pra asgjë nga ky kryeministër që i ngazëllehet bojës së mureve. Ky kryebojaxhi lyen ca mure po nuk bën spitale ashtu si edhe në Elbasan, në Fier e kudo.

Swiss Digital Desktop Reklama

O ministra boll e tallet këtë kryeministër me budallëqe dhe me lajme koti, se ky kryeministër ngaqë s’mbush fare dhe s’kupton, i beson dhe i thotë me gojën plot se i duken të vërteta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria ka nevojë për kryeministër dhe jo për kryebojaxhi e kryetuaf, sepse shëndetësi do thotë të kurosh e shërosh, e jo të tallesh e të këndosh si ç’bën ky.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?