Vasili: Protesta e ardhshme i jep zgjidhje përfundimtare krizës
Nënkryetari i LSI-së, petrit Vasili në një deklaratë nga selia e LSI-së, u shpreh se protesta e ardhshme do të jetë vendimmtare për zgjidhjen e krizës. Vasili tha se Edi Rama ka një dhe vetëm një ëndërr, të kthejë monizmin në Shqipëri, gjë të cilën tha se shqiptarët nuk e pranojnë.
“Ata nuk e pranojnë monizmin e Edi Ramës, nuk pranojnë të jenë skllevër të Edi Ramës. Nuk mund të pranojnë të paguajnë qindra mln euro Rama shënoi orët e fundit të tij, ëndrra e tij është monizmi. Ai sot u kthye në Lezhë, ku ka firmosur 300 mln euro grabitje. Ndaj shqiptarët janë me mijëra e jo vetëm nuk pakësohen po shtohen. Shqiptarët nuk e duan monizmin, nuk pranojnë që Shqipëria të kthehet në kohën e partisë punës. Rama në çdo ditë është i paligjshëm, është zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Shqiptarët kërkojnë pushet të ndershëm, do luftojnë dhëmbë për dhëmbë me kriminelët dhe kanë një kryekriminel në krye që quhet Edi Rama. Ndaj, mirënjohje pa fund për qytetarinë që treguar. Ashtu si sot akoma më shumë pa asnjë kompromis në protestën tjetër për t’i dhënë zgjidhje kësaj krizë”,-theksoi Vasili.
Deklarata per media e Nenkryetarit te LSI-se Petrit Vasili
Qytetarët shqiptarë sot kanë dhënë mesazhin më të fortë dhe më kuptimplotë ndaj Edi Ramës dhe gjithë bandës së tij. Të gjithë qytetarët shqiptarë që mbushën sot sheshin, bërtitën me zë të lartë dhe fort. Ata nuk e pranojnë monizmin e Edi Ramës. Ata nuk mund të pranojnë të jenë skllevër të Edi Ramës dhe oligarkëve të tij. Ata nuk mund të pranojnë të izolohen në vendin e tyre dhe të mos dalin as në Europë e në botë për shkak të Edi Ramës. Ata nuk mund të pranojnë që të paguajnë qindra milionë euro Edi Ramës të cilat ua dhuron oligarkëve të tij.Edi Rama përfunimisht shënoi orët e fundit të tij. Ai ka vetëm një ëndërr, monizmin. Kthimin te partia e punës, ku ka vetëm një parti, ku nuk ka zgjedhje, ka vetëm votime. Ku nuk ka ekonomi të lirë tregu, por ka oligarkë që rrëmbejnë paratë. Ku nuk ka shërbime dhe para që shpenzohen për qytetarët, por para që vidhen dhe grabiten prej tij. Ai sot u kthye në vendin e krimit në Lezhë, ku ai jo më larg se pak ditë më parë ka firmosur 300 milionë grabitje. Dhe bashkë me të tjerat po ndërton një piramidë financiare të tmerrshme që do të bierë e gjitha mbi kurrizin e shqiptarëve. Ndaj shqiptarët janë me mijëra dhe jo vetëm që nuk pakësohen, por shtohen. Sepse shqiptarët të majtë e të djathtë nuk e duan monizmin. Janë ndarë me të, e urrejnë atë, e kanë vuajtur atë. Nuk pranojnë shqiptarët që varfëria të katandiset e të kthehet në kohën e tollonave të Partisë së Punës ashtu siç ëndërron Edi Rama dhe banda e tij.
Ndaj jemi të gjithë sot pa asnjë kthim prapa. Edi në çdo ditë që rri është një kryeministër i paligjshëm, i cili është zgjedhur në mënyrë të paligjshme, ka dalë nga një Parlament i paligjshëm dhe i cili telekomandohet nga krimi i organizuar.
Shqiptarët kërkojnë votime të lira e të ndershme, pushtet të dalë nga vota e tyre dhe qeverisje të dalë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve. Shqiptarët do të luftojnë dhëmb për dhëmb me kriminelët që janë në pushtet dhe kanë një kriminel në krye që quhet Edi Rama.
Prandaj të nderuar qytetarë, mirënjohje pafund për qytetarinë që ju treguat. Mirënjohje pa fund për europianizmin që ju treguat, mësimin e madh që dhatë brenda dhe jashtë vendit sesi luftojnë shqiptarët plot dinjitet për të drejtat e tyre dhe nuk pajtohen kurrën e kurrës me asnjë lloj klike kriminale apo klike oligarkike.
Prandaj ashtu siç kishim këtë herë, akoma më shumë, pa asnjë kompromis dhe pa asnjë tërheqje në protestën tjetër për t’i dhënë zgjidhjen përfundimtare kësaj krize që shqiptarët nuk e meritonin kurrë.
KOHA JONË SONDAZH

