Vasili publikon videon: Ja si mashtronte Rama për ca vota
Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka publikuar në Facebook videon e kreut të qeverisë Edi Rama kur premtonte, një vite me parë, legalizimin e banesave në zonën e Unazës së Re.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
“Video si mashtronte kryeministri qytetaret per legalizimet per ca vota. Per te rrembyer ca vota me shume kryeministri ka genjyet pacipesisht qytetaret per legalizimet.
Sot ky cirret si i cmendur se do ti prishe banesat, do ti shembe,do ti hedhi ne toke dhe se njerezit nuk i meritojne. Kurse dje qante, lante e jargavitej kur thoshte qe qytetaret kishin derdhur djersen e mundin e jetes tek ato. Ketij mashtruesi ordiner nuk ke ç’komente ti besh.
Ndiqni videon dhe krahasoni cmendurite qe flet sot ky i marre dhe shikoni c’ka thene dje dhe kushdo e kupton se ç’fatkeqesi eshte te qeverise nje i pacipe si ky”.
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/2105079833137397/
KOHA JONË SONDAZH

