Vasili publikon videon kur Rama dhunonte si barbar policinë
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, me një video të 2011, kur ky i fundit ishte në krye të protestave që nuk kursyen dhunën barbare ndaj forcave të policisë.
”Ky që sot qan e qurrepset për respektin që gjoja ka për policinë, në 21 janar të 2011 e dhunonte si kriminel policinë me drunj, hunj e molotov, bile përdorte edhe flamurin kombëtar si mjet lufte, pasi i tillë anti-flamur është”.
Përmes një postimi në facebook, Vasili shton se sot Kryeministri që mbron policinë nga protesta e banorëve të ”Astirit”, në 2011 PS-ja edhe flamurin Kombëtar nuk e kurseu kur qëlloi ndaj Policisë së Shtetit.
”Sapo erdhi në pushtet, po ky kryeministër në vend që të ngrinte, përkundrazi e uli në detyrë Amarildo Yzeirin, policin simbol që mbrojti flamurin në kulmin e dhunës së urdhëruar nga ky mashtrues, që është sot në krye të qeverisë. Ndaj shiheni videon dhe ju përsëris, refuzoni të dëgjoni një mashtrues kryeministër që gënjeshtrën e ka të vetmin dimension të vërtetë të tij”,-shkruan Petrit Vasili.
Postimi i plotë
Kryeministri dje dhunues i policisë dhe i flamurit, sot qan si krokodil për të. Historia e këtij kryeministri është banalisht historia e një gënjeshtari ordiner maniak të karriges së pushtetit, sepse pa të cilën është më pak se hiçgjë.
Ky që sot qan e qurrepset për respektin që gjoja ka për policinë, në 21 janar të 2011 e dhunonte si kriminel policinë me drunj, hunj e molotov, bile përdorte edhe flamurin kombëtar si mjet lufte, pasi i tillë anti-flamur është.
Sapo erdhi në pushtet, po ky kryeministër në vend që të ngrinte, përkundrazi e uli në detyrë Amarildo Yzeirin, policin simbol që mbrojti flamurin në kulmin e dhunës së urdhëruar nga ky mashtrues, që është sot në krye të qeverisë. Ndaj shiheni videon dhe ju përsëris, refuzoni të dëgjoni një mashtrues kryeministër që gënjeshtrën e ka të vetmin dimension të vërtetë të tij.
KOHA JONË SONDAZH

