Vasili: Qendrimi i Presidentit zgjoi shpresën, ditë e mirë për Shqipërinë e arsyes
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vendosi sot të kthejë mbrapsh ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar të miratuar me urgjencë nga Edi Rama. Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar këtë vendim si provë e përgjegjshmërisë së lartë për repektimin e kushtetutës dhe ligjit.
“Sot ky qendrim i presidentit zgjoi shpresën për rikthimin drejt shtetit të së drejtës, mbrojtjes së integritetit të pronës publike dhe respektimit të lirive e të drejtave të njeriut”, shkruan më tej Vasili.
Postimi i Petrit Vasilit
Dekreti i presidentit për kthimin e ligjit për teatrin ishte provë e përgjegjshmërisë së lartë për repektimin e kushtetutës dhe ligjit.
Pas ditëve të errëta kur kushtetuta dhe ligji u nëpërkëmben e së bashku me to u trondit edhe shteti ligjor dhe korpusi demokratik i ekzistencës së Shqipërisë, sot ky qendrim i presidentit zgjoi shpresën për rikthimin drejt shtetit të së drejtës, mbrojtjes së integritetit të pronës publike dhe respektimit të lirive e të drejtave të njëriut.
Ditë e mirë për Shqipërinë e arsyes.
KOHA JONË SONDAZH

