Vasili: Qeveria humbi 140 mln euro nga gjyqi i Becchettit

Numri dy i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat, u shpreh se qeveria vjedh e grabit shqiptarët përditë. Vasili përmendi faktin se qeveria ka humbur gjyqin me Becchetin, duke u detyruar që t’i kthejë atij 140 milionë euro, Ai shtoi se ndërsa hajdutët në Rinas vjedhin me maska, kjo qeveri grabit me hajdutë në pushtet.

”Qeveria ka humbur 140 milionë euro në gjyq me Beccettin. Këto janë para të taksapaguesve shqiptarë që shpërdorohen në mënyrë skandaloze. Kjo qeveri nuk ka bërë publike gjyqin me Becchettin. Ky është një skandal i madh financuar, që po rrënon ekonominë shqiptare. Ne do të informojmë partnerët ekonomikë të Shqipërisë për këtë grabitje të madhe shtetërore. Kjo qeveri e ka ”traditë” vjedhjen e grabitjen në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Qeveria e nisi grabitjen me skandalin te Unaza dhe e përfundoi me kompensimin financiar që i detyrohet Becchetit. Kjo qeverisje me Edi Ramën në krye vetëm prodhon skandale përditë. Të nderuar qytetarë jemi përpara situatën kur grabitësit e Rinasit janë me maska, ndërsa hajdutët në qeveri janë pa maska, por vjedhin hapur në sytë e botës. Këtë lloj turpi ne nuk duhet ta pranojmë”, tha Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?