Vasili: Qeveria ‘shqeu’ Kushtetutën dhe përçau vendin
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend, ku me votat e shumicës u zgjodh kryeprokurorja e re e përkohshme, Arta Marku. Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Vasili tha se sot u dhunua hapur Kushtetuta, pasi kryeprokurori u zgjodh pa vetting.
Në këtë linjë, kreu i grupit parlamentar të LSI-së tha se qeveria e shqeu Kushtetutën, rrëmbeu prokurorin dhe përçau vendin.
RAGIMI I VASILIT:
Sot u dhunua hapur kushtetuta e bekuar nga SHBA.
Sot kryeprokurori u zgjodh pa veting, pa veting e kuptoni ose me sakte ËITHOUT VETING,
per ata qe flasin anglisht.
Kushtetuta e reformuar e bekuar nga Venecia dhe nga SHBA ra dhe fitoi kushtetuta e droges se kryeministrit.
Opozita eshte ne mbrojtje te kushtetutes se Venecias dhe SHBA per ballafaqim me standartet e reja te reformes dhe qe cliron drejtesine nga kapja.
Qeveria e shqeu kushtetuten,rrembeu prokurorin dhe percau vendin dhe kundervuri shqiptaret me njeri tjetrin ne nje konflikt te thelle civil e shkaterrues.
Sot reforma ne drejtesi nuk filloi, ajo vdiq perfundimisht bashke me shpresen e shqiptareve per nje drejtesi te re.
Kush nuk e sheh eshte miop, kush e sheh dhe e mbeshtet kapjen e kryeprokurorit nga kryeministri, nuk eshte mik i Shqiperise.
KOHA JONË SONDAZH

