Vasili: Qeveria të heq dorë nga fasadat dhe të investojë në ujësjellës

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar debatin e fundit për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë. Në një shënim në Faceook ai shkruan se duhet që qytetarët të njihen me projektin e Bashkisë dhe detajet e investimeve.

Vasili thotë se uji mungon dhe në qendër të Tiranës dhe kjo është e pafalshme.  Ai shprehet se për çështje kaq të ndjeshme duhet dhe ndërhyrja e qeverisë. Sipas Vasili, qeveria duhet të heq dorë nga fasadat dhe të investojë në sistemin e kanalizimeve.

Komenti i Petrit Vasilit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qytetarët kërkojnë zgjidhje për ujin e pijshëm, që mungon edhe në qendër të Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Projekti i plotë i bashkisë për ujin e pijshëm të bëhet transparent dhe publik për të gjithë qytetarët. Kushdo ka të drejtë të dijë deri në një ç’do të bëhet me ujin dhe paratë që paguajnë qytetarët për të.

Qeveria shqiptare të heqë dorë nga shpenzimet për fasada dhe të investojë për ujin e pijshëm, që është minimumi i normalitetit për jetën e njerëzve.

Këshilltarët bashkiakë të LSI-së, shumë të qartë në krah të shtresave në nevojë”.

DEBATI PËR ÇMIMIN E UJIT. LEXONI EDHE:

Veliaj: Ja si do ta bëjmë Tiranën me 24 orë ujë të pijshëm

Tirana 24 orë ujë, Mazniku: 220 milionë euro investime në 5 vite

LSI kundër rritjes së çmimit. Kryemadhi: Kjo është opozita e vërtetë

Basha: Rritja e çmimit të ujit,  veprim kriminal ndaj qytetarëve

Basha, opozitë kryeministrit Edi Rama apo vetëm kryebashiakut Veliaj?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?