FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Rama gjobit shqiptarët, por jo veten e tij!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar në Facebook pamje të takimeve të Edi Ramës, ku kryeministri shfaqet pa maskë mbojtëse kundër koronavirusit.

Vasili shprehet se i njëjti kryeministër që gjobit shqiptarët për mos mbajtje maske, jep vet shembullin më të keq të mundëshëm.

“Rama gjobit shqiptarët, por jo veten e tij. Shiheni vetë këtë harbutin, qe guxon e flet për rregullat e pandemisë. Është po i njëjti harbut kryeministër, i cili po në ambient të hapur flet një herë me maskë dhe një here pa maskë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Apo ky është kryeministër dhe nuk gjobitet. Ndërsa mbi 100 mije shqiptaret janë gjobitur pa mëshirë nga sejmenët e këtij harbutit. Është po ky harbut, që largon dhunshëm gazetaren Edon Haklaj, ndërsa për maskën për veten ka standard tjetër. Çfarë kryeministri, çfarë qeverisje e ndyrë, armike e qytetarëve!!”,- shprehet Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?