FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Rama i takon studentët për muhabet jo për dialog

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë herë me studentët e Fakultetit të Arkikteturës por që për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Rama kërkon muhabet dhe jo dialog. Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, shkruan se: ”Kryeministër lëngaraq, vetëm lëpihet qahet e qurrepset për një copë karrige dhe kërkon muhabet me zor me studentët, që s’duan asfare ta dëgjojnë murmuritjen qaramane të tij”.

Postimi i plotë

Kryeministër lëngaraq, që do muhabet!

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministër lëngaraq, vetëm lëpihet qahet e qurrepset për një copë karrige dhe kërkon muhabet me zor me studentët, që s’duan asfare ta dëgjojnë murmuritjen qaramane të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju cfaqet studentëve nga fakulteti në fakultet, si diversant me nga një rektor të akaparuar dhe kërkon muhabet (dialog i thotë) me ta.

Ky është vetëm një armik i egër i studentëve dhe ishte i sinqertë vetëm kur ëndërronte tu jepte plumbin apo ti shpërndante me botë uji.

Tani cfaqet para tyre si një viktimë.

Çfarë bataku moral!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?