FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Rama i voçkël, hedh viçkla Amerikës; Voton për 5 lekë

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar sërisht për votën e Shqipërisë në OKB, në rezolutën që dënon njohjen e Jeruzalemit. Qëndrimi i Tiranës zyrtare kundër SHBA-së, për Vasilin tregon se: ”Kryeministri i voçkël i Shqipërisë i hedh viçkla Amerikës”.

Në një status në facebook, Vasili shkruan se kreu i qeverisë voton kundra vetes edhe për pesë lekë, por me ironi shton se SHBA-ja e dinë se kush ia dha lekët.

”Gajasje e madhe vërtet! Ky kryeministër për pesë lekë voton edhe kundër vetes. Interesante është se tani ne e dimë, por edhe Amerika e di se kush ia dha lekët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë më parë, me një shumicë dërrmuese votash u miratua rezoluta kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga SHBA-ja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi

Kryeministri i voçkël i Shqipërisë i hedh viçkla Amerikës.

Gajasje e madhe vërtet!

Ky kryeministër për pesë lekë voton edhe kundër vetes.

Interesante është se tani ne e dimë, por edhe Amerika e di se kush ia dha lekët…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?