Vasili: Rama mashtroi për trafikun e drogës, Çako e nxjerr zbuluar
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së Ramës nga Velipoja lidhur me trafikun e drogës. Në një status në facenbook, Vasili shkruan se deklarata e Ramës është vetëm gënjeshtër. Duke ju referuar letrës së Çakos se skafet me tonelatat me drogë nuk kapen se nuk punojnë radarët, për Vasilin deklarata e Ramës që brenda vitit do zhdukë drogën, është një gënjeshtër.
Statusi i Vasilit:
Kryeministri nuk lodhet së genjyeri për drogën. Kryeministri deklaronte qindra herë më parë, pa u skuqur hiç, që kishte asgjësuar 99% të drogës.
Sot, Kryeministri tha që droga do të vazhdojë, por brenda vitit do zhdukë drogën?! Drejtori i Policisë thotë nuk e kapim drogën se nuk punojnë radarët, ndërsa Ministria e Mbrojtjes thotë që radarët punojnë. Ky kryeministër, që drejton këtë anti-qeveri që vetëm mashtron, jo vetëm popullin por edhe veten, e bën këtë që ta inkurajoje drogën të vazhdojë, kriminalitetin që të ndjehet i pashqetësuar dhe që policia të jetë pjesë dhe jo në luftë pa kompromis me këtë situatë tepër të rëndë. Kryeministri vegjeton e bashkëjeton me situatën kriminale dhe rrënimin ekonomik. Mashtrimi, linjë sjelljeje dhe veprimi e kryeministrit. Ka mungesë totale të rezultateve të qeverisë, por edhe vizionit të pamundur të kryeministrit, për shkak të shkollepakësisë së tij proverbiale.
KOHA JONË SONDAZH

