Vasili: Rama poshtëroi Markun me 69 vota, tani fjalën e ka populli
Kreu i grupit të deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili, një ditë pas protestës dhe votimit nën tym dhe kaos të Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, e ka cilësuar procesin e votimit si një poshtërim që Rama i bëri znj,Marku.
Në një postim në facebook, Vasili shkruan se votat që zgjodhën Kryeprokuroren e Përkohshme, janë më pak se sa të një ministre dhe tregon kapjen nga krimi.
”Reforma tashmë e vdekur e drejtësisë polli kryeprokurorin me më pak vota dhe më të pabesuar në histori. 69 vota është kapja më e pacipë që krimi i organizuar, në krye të qeverisë ka bërë ndonjë herë”,-thekson Vasili.
Petrit Vasili, me ironi i drejtohet ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së, që të jenë të qetë pasi reforma në drejtësi u katandis nga 140 në 69 vota. Në fund kreu i grupit parlamentar i LSI-së, paralajmëron se kur tashmë krimi fitoi dhe reforma humbi, fjalën e ka populli.
Postimi i plotë
Dje u zgjodh një drejtoreshë e qeverisë, Rama për ta poshtëruar i dha kryeprokurores 69 vota, as sa një ministre.
Reforma tashmë e vdekur e drejtësisë polli kryeprokurorin me më pak vota dhe më të pabesuar në histori. 69 vota është kapja më e pacipë që krimi i organizuar, në krye të qeverisë ka bërë ndonjë herë.
Tashmë Brukseli dhe Uashingtoni duhet të jenë “të qetë”, reforma në drejtësi katandisi kokoshi një thelë nga 140 vota në 69 vota.
Krimi fitoi, reforma humbi, tani fjalën e ka populli.
(R.SH)
KOHA JONË SONDAZH

