Vasili: Rama si Musolini, kokëposhtë e me litar në qafë

Ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, tregon fundin e Ramës. Duke qenë se dje kreu i qeverisë, Edi Rama tha se do të bëhet si Musolini, Vasili i tregon fundin që pati diktatori fashist i Italisë.

”Historia e Musolinit ka edhe një fund, pikërisht në Piazzale Loreto ne Milano, ku së bashku me Clareta Petaccin e varen me kokë poshtë. Le ta shohë foton e Musolinit kokëposhtë e me litar në qafë dhe le të mendohet pakëz”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama di fillimin por po i kujtojme dhe fundin. Nga Librazhdi Edi Rama deklaroi se do bëhet si Musolini dhe do shkrijë parti e do bëjë hatane si ai. Edi Rama na tregoi se ja di fillimin historise. Por historia e Musolinit ka edhe një fund, pikërisht në Piazzale Loreto ne Milano, ku së bashku me Clareta Petaccin e varen me kokë poshtë. Le ta shohë foton e Musolinit kokëposhtë e me litar në qafë dhe le të mendohet pakëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?