Vasili: Rama të kthehet në punë. Trajtimi i papërgjegjshëm i sezonit turistik është sharlatanizëm qeveritar

Lëvizja Socialiste për Integrim dënon ashpër papërgjegjshmërinë e qeverisë për trajtimin që ajo po i bën këtij sezoni turistik.

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit me prishjen e banesave pa leje në Dhërmi, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shprehet se me punimet e nisura po u krijohet një kaos dhe vështirësi pa fund mijëra qytetarëve që shkojnë me pushime në zonën përgjatë rrugës Vlorë-Himarë.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili i bën apel kryeministrit Edi Rama që të heqë dorë urgjentisht nga dëgjesat “e gallatës” me qytetarët, dhe ti kthehet punës për të qeverisur vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky trajtim i papërgjegjshëm i sezonit turistik është sharlatanizëm qeveritar. Gjithë viti nuk i doli qeverisë dhe e la rrëmujën për tani që t’jua prishë edhe ato pak ditë pushime shqiptarëve”- shkruan ndër të tjera, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në reagimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Në kulmin e sezonit turistik në rrugën Vlorë-Himarë prishen ndërtime pa leje në Dhërmi, hapet rruga për të futur kabllot optike dhe u krijohet kaos dhe vështirësi pa fund mijëra qytetarëve që shkojnë me pushime.

Kryeministri të lerë dëgjesat e gallatës dhe të qeverisë vendin.

Ky trajtim i papërgjegjshëm i sezonit turistik është sharlatanizëm qeveritar.

Gjithë viti nuk i doli qeverisë dhe e la rrëmujën për tani që t’jua prishë edhe ato pak ditë pushime shqiptarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?