Vasili-Ramës: Po fajin për drogën, drejtorët e spitaleve e kanë?
Pas raportit nga Qendra Europiane e Drogave, nga ky Shqipëria rezulton të jetë në qendër të trafikut ndërkombëtar të kanabisit dhe nyje në tregun e 9.3 miliard euro-ve, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Vasili shpreh qetësimin se situata është kritike, ku përgjegjës ka bërë Kryeministrin e Shqipërisë, së bashku me policinë. “Kryeministri i Shqipërisë është përgjegjësi kryesor, së bashku me policinë që është nën hyqmin e tij”,-thekson Vasili.
Duke marrë shkas nga shkarkimet kolektive nga ana e Kryeministrit mbi adiministratën, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, shtron pyetjen se: “Do ta shkarkojë veten dhe drejtuesit e policisë? “Meqënëse kryeministri ka filluar shkarkimet kolektive, a do ta shkarkojë veten dhe drejtuesit e policisë?”
Me ironi Vasili është përgjigjur se për drogën dhe shkatërrimin e vendit, faji nuk është i Ramës por i drejtorëve të spitalëve. “Apo edhe për drogën, që po shkatërron vendin, ai s’ka asnjë faj e fajin edhe për këtë e kanë drejtorët e spitaleve?”,-shkruan Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

