FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Raporti i OSBE/ODIHR e thotë troç, zgjedhjet ishin copë-copë

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare. Vasili shprehet se raporti e thotë qartë se “zgjedhjet ishin copë-copë”.

Deklarata e plotë e Vasilit:

Kryeministri i paaftë të gënjejë, por edhe i paaftë që të kuptojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri, i paaftë të gënjejë dhe i paaftë të kuptojë, është i kënaqur me zgjedhjet, por raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit 2017 thotë që zgjedhjet ishin copë-copë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri duhet të turpërohet për këto, po dihet që ai s’ka turp, kjo është e vetmja cilësi që ka.

S’ka turp as të gënjejë dhe përpara Parlamentit e të thotë që OSBE ishin të kenaqur me zgjedhjet.

Dihet që shkollëpaku nuk ia thotë hiç të lexojë asgjë dhe me siguri që ndonjë nga këta “ustallarët”, që ia dinë huqin, i zhgarravisin disa fjalë që atij i pëlqen t’i brroçkullisë lart e poshtë.

Zgjedhjet e 25 qershorit ishin një turp që OSBE e vulosi e zeza mbi të bardhë:

“The campaign was characterized by widespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and workplace-related pressures on voters, which further reduced public trust.”

“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”

“Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals with a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.”

“Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbëshetës.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?