FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili reagon ashpër ndaj Hahn: Ja fute kot fare për shkollën e magjistraturës

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është treguar i ashpër ndaj komisionarit të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Pas konferencës që ky i fundit mbajti me kryeministrin Edi Rama, Vasili tha se Hahn ja futi kot fare për shkollën e magjistraturës pasi tha se duhen 2/3 e votave në parlament.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Cilin Hanh të besojmë atë miratoi Reformën në Drejtësi të 21-22 korrikut apo këtë që foli sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më mirë asnjërin prej të dyve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi ky Hanh i dytë që u shfaq sot, ja futi kot fare edhe për shkollën e magjistraturës dhe tha se duhen 2/3 e votave në parlament.

Në fakt nuk duhen fare 2/3 e votave, por 3/5 e votave aq sa ka vendosur Hahni i parë në 21-22 korrik.

Por nga që ka qenë gjithë ditën me shkollëpakun sot dhe ka dëgjuar e dëgjon vetëm atë, i ngatërroi edhe Hahni numrat e votave ndaj sqarojeni mor aman sa la nam.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?