FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Reforma e pushtetit lokal vetëm shtoi mijëra rroga dhe jo shërbime

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shprehet se reforma në pushtetin vendor, në vend të uljes së numrit të punësuar sjellë rritjen e tyre. Vasili shprehet se ulja e numrit të administratës ishte një premtim i Rilindjes që rezulton të jetë mashtrimi i radhës.

Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:

“SKANDALI. Reforma e pushtetit lokal vetem shtoi mijra rroga dhe jo sherbime!!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne Pushtetin Lokal perpara Reformes Administrative te vitit 2015 kishte gjithsej 19625 te punësuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reforma u bë me qëllimin qe te shkurtonte gjoja vendet e teperta te punes, qe vinin per shkak te fragmentimit ne komuna te vogla dhe ne kete menyre do shkurtoheshin te pakten 5 milione euro në vit.

Por çfarë ka ndodhur realisht? Si çdo reforme e rilindjes edhe kjo u shperfytyrua krejt dhe sot janë të punësuar plot 33 500 punonjës.

Pra jo qe nuk u shkurtuan, por u shtuan edhe gati 12 mije vende te tjera pune dhe pa asnje ndryshim ne sherbimet, qe u ofrohen qytetareve te cilat vetëm janë perkeqësuar.

Cdo premtim i rilindjes ka vetem nje deshtim nga pas,por ky jua kalon te gjithëve.

Interesant eshte te degjojme shpjegimin e radhes te kryeministrit,qe si gjithmonë do te lexoje pa i kuptuar, budalleqet qe i shkruajne te tijte, qe duan ti nxjerrin bojën”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?