Vasili: Rilindja i preu kokën drejtësisë
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, hedh akuza se PS-ja i preu kokën Reformës në Drejtësi, duke e lënë pa Gjykatë Supreme, Kushtetuese dhe të Lartë.
”Paketa e ndryshimeve për Reformën në Drejtësi dhe për ta ruajtur drejtësinë nga shkatërrimi e paraqitur nga opozita u hodh poshtë nga rilindja javë më parë në kuvend. Sot kjo paketë e opozitës vazhdimisht është aty si provë e fajit shumë të rëndë të maxhorancës për drejtësinë”,-shkruan Vasili në facebook.
Nga ana tjetër, Vasili shton se mos hapja e negociatave me BE-në, çon në kushtin për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
”Rilindja është fajtorja e vetme për dekapitimin e drejtësisë. Për shkak vetëm të rilindjes në vendimin për moshapjen e negociatave është kusht ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Pa e bërë Shqipërinë me Gjykatë Kushtetuese, nuk mund të hidhet asnjë hap përpara.
Në Shqipëri maxhoranca i ka prerë kokën drejtësisë”,-vijon më tej Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

