Vasili: Ruçi njeh 74 deputetë, opozitën e përjashton. Kuvendi jo pronë e PS
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ka denoncuar përjashtimin që Kuvendi i Shqipërisë i bën deputetëve të opozitës. Në një postim në facebook, Vasili shkruan se kreu i kuvendit, njeh vetëm 74 deputetë dhe për këtë ai nënvizon se kuvendi nuk është pronë e qeverisë dhe aq më tepër e PS-së.
”Skandal i padëgjuar, administrata e Kuvendit të Shqipërisë, tanimë e revolucionarizuar, është në shërbim të plotë vetëm të grupit të deputetëve socialistë dhe është thjesht një zgjatim i tij”,-shkruan Vasili.
Rasti në fjalë ka të bëjë me aktivitetet e fundvitit, ku ftohen vetëm deputetët e PS dhe vihen jashtë deputetët e PD-së dhe LSI-së. Më tej Vasili thekson edhe ftesën e kreut të qeverisë për të bërë dialog me opozitën kur në krahun tjetër, këtë sjellje e cilëson si shëmti politike dhe morale.
”Dashurinë e pakufijshme për kryeministrin dhe partinë ka plot forma për ta treguar, kjo që bëjnë është vetëm shëmti politike dhe morale”,-shkruan më tej Vasili.
Postimi i plotë
Per administraten e z. Gramoz Ruçi dhe per ministren Manastirliu ka vetem deputete socialiste. Parlamenti per keta ka vetem 74 deputete.
Skandal i padegjuar, administrata e Kuvendit te Shqiperise, tanime e revolucionarizuar, eshte ne sherbim te plote vetem te grupit te deputeteve socialiste dhe eshte thjesht nje zgjatim i tij.
Ndersa ministrja Manastirliu nuk e di qe Parlamenti ka 140 deputete dhe institucionet nuk jane prone e Kryeministrit dhe e socialisteve, por e popullit shqiptar.
Ne menyre te turpshme Manastirliu njofton per te vizituar se bashku me të jetimoret, azilet etj, vetem deputetet socialiste, Gramoz Ruçin dhe Vasilika Hysin, por nuk njofton dot as nenkryetarin tjeter te Kuvendit, z. Edi Paloka dhe as deputetet e tjere te Kuvendit, sepse ata jane armiq.
Dashurine e pakufijshme per kryeministrin dhe partine ka plot forma per ta treguar, kjo qe bejne eshte vetem shemti politike dhe morale.
Ky eshte drejtimi i ri i Kuvendit te shqiperise, pra thjesht nje zgjatim, rudiment i kryeministrise. Sa turp per shkollepakun, qe i uli deri ne kete nivel dhe qe gjoja kerkon dialog me opoziten. Lexojeni emailin vete dhe po ju kursej komentet e metejshme.

KOHA JONË SONDAZH

